Dinamo City i ka reaguar ish-futbollistit Ervin Bulku.
Bulku të shtunën në një intervistë për “24sata.hr” deklaroi se do të mbështes Hajdukun e Splitit në ndeshjen ndaj Dinamo Cityt.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dinamo City në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se është e turpshme që një pjesëtar i stafit të Kombëtares së Shqipërisë të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në garat evropiane.
“Klubi i Dinamo Cityt shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompetitcionet evropiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo Cityt. Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt”, ka shkruar klubi që drejtohet nga trajneri Ilir Daja.