Futboll

Diazi së shpejti te Bayerni

Luis Diaz

Bayern Muncheni së shpejti pritet ta zyrtarizojë transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz.

Kështu ka raportuar të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Marrëveshja mes Bayernit dhe Liverpoolit është pothuajse e kompletuar. 

Sulmuesi i krahut te gjiganti bavarez do të transferohet për 75 milionë euro. Do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. 

“Të kuqtë” javën e kaluar e refuzuan një ofertë të Bayernit me vlerë prej 58.5 milionë funte për Reprezentuesin e Kolumbisë. 

Diaz së fundi nuk u ftua nga Liverpooli për ndeshjen miqësore ndaj Milanit. Kolumbiani pritet ta ndihmojë shumë Bayernin në fazën e sulmit. 

28-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 17 gola e 8 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat. Me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. 

Pjesë e gjigantit anglez është nga viti 2022, kur u transferua nga Porto për 54 milionë euro.