Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Diallo tek Unitedi deri në vitin 2030

Amad Diallo

Futbollisti i Manchester Unitedit, Amad Diallo, e ka vazhduar kontratën e re për pesë vjet e gjysmë, që është e vlefshme deri në vitin 2030. 

22-vjeçarit i skadonte kontrata në fund të këtij edicioni, ndërsa skuadra e madhe angleze e kishte opsionin e vazhdimit me të edhe për një edicion tjetër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, i ka besuar aftësive të 22-vjeçarit dhe i ka ofruar kontratë për kohë të gjatë. 

Diallo ka gjashtë gola të realizuar në 27 paraqitje të këtij sezoni. 

“Jam krenar që kam nënshkruar kontratë të re. Kam disa momente të jashtëzakonshme me këtë klub dhe urojmë që shumë gjëra tjera të mira do të vijnë”, ka deklaruar Diallo. 

Diallo iu bashkua Unitedit në vitin 2021 nga Atalanta, ndërsa ka nëntë gola në 50 paraqitje në total.