Dy gola u shënuan në ndeshjen derbi të xhiros së 30-të të elitës së futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Gjilanit. Pati edhe një karton të kuq për “bardhekaltrit”, ndërsa pati edhe goditje të shtyllave. Por, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të shtunën mbrëma nuk dha fitues. U mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1.
Sfida ishte shumë interesante. Në pjesën e parë skuadrat kishin raste për shënim por nuk shënuan. Gjashtë minuta pas pushimit, Senad Jaroviq shënoi për Gjilanin me asistim të kapitenit Armend Thaqi. Goli u anulua për shkak se gjatë ndërtimit të aksionit, gjyqtari Genc Nuza pa ndërhyrje të palejuar në situatën e rishikuar në VAR. Menjëherë në minutën e 60-të, Gjilani realizoi për 1:0 me sulmuesin Jaroviq nga penalltia. Edhe penalltia u dha me VAR, ndërsa Christopher Mamengi u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë. Dy minuta më vonë, Prishtina shënoi për golin e barazimit. Arjol Bllaca pranoi top në zonë dhe gjuajti fuqishëm për 1:1. Pati edhe raste tjera deri në fund por jo edhe gola. Prishtina e pesta ka 45 pikë, një më shumë se Gjilani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës së Re dhe Drenicës. Drenica fitoi 3:2 me dy gola të Kreshnik Ukës dhe një të Jeton Krasniqit. Ibrahim Kargbo dhe Elom Nya-Vedji shënoi për vendësit. Kjo ndeshje u luajt në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Drenica e shtata i ka 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit është pa pikë.
Të dielën nga ora 15:00 luhen ndeshjet Drita – Llapi, Ballkani – Ferizaj dhe Dukagjini - Malisheva.