Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dënime prej katër, tri e dy ndeshje moslojë për rrahjen e juniorëve në Fushë Kosovë

Rrahje te junioret Fushe-Kosova - Gjilani

Një rrahje masive ndodhi në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit. Dhe të martën Disiplinori i FFK-së caktoi dënimet.

Fushë Kosova, për hyrje të personave të paautorizuar në fushë, u gjobit me 500 euro. Prej lojtarëve, Eldis Kolshi i Fushë Kosovës u dënua me katër ndeshje moslojë për shkelmim të lojtarit kundërshtar. Ardijan Berbatovci, Arjanit Ajeti, Eduard Muqolli e Muhamed Simnica po ashtu të Fushë Kosovës, u dënuan me tri ndeshje moslojë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me dy ndeshje moslojë u dënua Denis Mekolli i Fushë Kosovës, sa edhe Leart Kërqeli e Elton Isufi të Gjilanit. Tri ndeshje do të mungojë lojtari tjetër i Gjilanit, Femi  Kryeziu. 

Bernard Karrica i Ballkanit u ndëshkua me dy ndeshje moslojë për kartonin e kuq ndaj Dritës. Ai goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.

Për rrahjen e tifozëve të Fushë Kosovës e Vushtrrisë, në ndeshjen e Ligës së Parë, është inicuar procedurë disiplinore ndaj Fushë Kosovës. Një tifoz është lënduar rëndë në kokë.