Ousmane Dembele ka mbajtur një fjalim shumë emocional në skenë, pasi fitoi Topin e Artë. Derisa ka falënderuar ata që e ndihmuan në jetë, Dembele ka folur për nënën e tij. Dhe sytë i janë mbushur me lot. Më pas në skenë është ftuar nëna e yllit të madh të Parisit.
“Nuk kam shumë për të thënë. Shikoni, nuk është lehtë. Është njëra prej gjërave më të mira që kam arritur në karrierë. Të fitoj këtë trofe dhe ta pranoj nga Ronaldinho, legjenda e futbollit, është e mahnitshme. Për të gjithë në ekip dhe në klub, është një familje e pabesueshme. Presidenti që nga dita e parë ishte i shkëlqyer, që nga dita e parë ishte i veçantë për mua”, ka thënë Dembele.
Ai ka falënderuar stafin e PSG-së, trajnerin Luis Enrique. Ka thënë se Enrique ishte më i rëndësishmi për karrierën e tij.
“Bashkëlojtarët e mi ishin të shkëlqyer në vitin 2024 e 2025. Ishin me mua në momentet e vështira. Nuk është trofe individual, është trofe për të gjithë ne”, ka theksuar Dembele. Derisa ka folur për nënën, Dembele ka theksuar se ajo ishte gjithnjë aty për të. “Ne e kemi bërë këtë së bashku”, ka thënë Dembele, derisa kishte vështirësi për të nxjerrë fjalët.
All that maters... 🥺🌕 #ballondor pic.twitter.com/RR4ks0SyW9
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025
