Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dellova vendos për të ardhmen pas plejofit

dellova

Qendërmbrojtësi i CSKA Sofjes, Lumbardh Dellova, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas plejofit për Kupën e Botës 2026, raporton të mërkurën “Tema Sport”.

Mbrojtësi 27-vjeçar do të paraqitet me Kosovën në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror. Më 26 mars, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dellova ka kontratë me klubin bullgar deri në verën e vitit të ardhshëm. Klauzola e lirimit është 950 mijë euro, të cilën CSKA-ja është mundur ta eliminojë për një kohë të gjatë përmes një kontrate të re. 

“Të dyja palët kanë zhvilluar bisedime në këtë drejtim disa herë në muajt e fundit dhe kosovari ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të presin për përgjigje përfundimtare pas plejofit për Kupën e Botës”, shkruan mediumi bullgar.

Dellova ka qenë në radarin e klubeve nga Arabia Saudite dhe Turqia. Së fundi interesim ka shprehur edhe një ekip italian që garon në Serie B.