Futbollisti i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka shënuar një prej golave më të bukur të edicionit aktual në elitën e futbollit bullgar.
Dellova realizoi supergol nga gjysma e fushës të shtunën mbrëma në fitoren e CSKA Sofias.
CSKA Sofia fitoi 3:1 në shtëpi ndaj skuadrës Septemvri Sofia. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tetë.
26-vjeçari Dellova realizoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e dhjetë për 1:0. Ai e kompletoi ndeshjen.
Për qendërmbrojtësin Dellova ishte goli i parë këtë edicion.
Te CSKA Sofia luajti edhe Kevin Dodaj deri në minutën e 63-të.