Futboll

Dellova refuzon kalimin te klubi i madh ukrainas

Dellova

Qendërmbrojtësi i CSKA Sofias, Lumbardh Dellova, e ka refuzuar kalimin te skuadra e madhe ukrainase, Dinamo Kiev, shkruan të martën “Transferfeed”.

Klubi nga Ukraina ishte i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit të Dellovës. Por 26-vjeçari nuk ishte i interesuar që karrierën ta vazhdonte në Ukrainë.

Ai me CSKA Sofian ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Mësohet se klubi elitar i Bullgarisë i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit të Kosovës.

Me kontratën e re Dellova pritet të ketë rritje të pagës.

Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua vitin e kaluar ekipit bullgar nga Ballkani i Suharekës për 350 mijë euro.

Në 36 ndeshje në të gjitha garat për CSKA-në i ka shënuar dy gola. Ka kontribuar edhe me dy asistime.