Dy klube i kanë bërë ofertë CSKA Sofjes për mbrojtësin e Kosovës, Lumbardh Dellova.
Njëra ofertë është nga “Major League” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tjetra është nga Turqia, kanë shkruar mediumet në Bullgari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bëhet fjalë për Rizesporin dhe ekipin e kategorisë së dytë, Amedspor, që zë vendin e tretë dhe ka mundësi të inkuadrohet në Superligë edicionin e ardhshëm. Po ashtu një ekip rus është i interesuar për mbrojtësin”, shkruan “7 Din Sport” të mërkurën.
27-vjeçari me CSKA Sofjen ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa klauzola e lirimit është 900 mijë euro.
Në janar Al Najma e Arabisë Saudite kishte bërë ofertë, ndërsa i kishte ofruar pagë të majme qendërmbrojtësit të Kosovës. Por oferta ishte refuzuar.
Dellova po ashtu është në negociata me klubin për vazhdimin e kontratës. Por ende nuk ka asgjë konkrete deri më tani.