Futboll

Delap shpejtë pritet të zyrtarizohet te Chelsea

Liam Delap

Chelsea është pajtuar me kushtet për transferimin e Liam Delapit.

“Blutë” duhet t’i paguajnë Ipswichit afro 40 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e sulmuesit.

Chelsea tani do të diskutojë çështjet personale me përfaqësuesit e futbollistit të cilat janë vetëm formale, para se të kryhen testet mjekësore, ka shkruar “Sky Sport” të enjten.

Liga e Kampionëve është arsyeja kryesore që Delap i është bashkuar Chelseat.

Sulmuesi 22-vjeçar luajti bashkë me portierin e Kosovës, Arijanet Muriq, tek Ipswichi. Ai pati 40 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicion. I realizoi 12 gola dhe pati dy asistime.

Por, nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën angleze, pasi Ipswichi e përfundoi sezonin në vendin e 19-të, me 22 pikë.