Skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiqi është ndalur në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Deçiqi i Tuzit që sivjet për herë të parë u shpall kampion në Mal të Zi, barazoi të martën me rezultatin 1:1 kundër skuadrës uellsiane TNS.
Ndeshja u zhvillua në Podgoricë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi nga Uellsi kaloi në rundin e dytë të Championsit falë fitores javën e kaluar në shtëpi me rezultatin 3:0.
Skuadra shqiptare e Malit të Zi do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, përkatësisht në rundin e dytë kualifikues.