Deçiqi i Tuzit është fitues i Kupës në Malin e Zi, pas fitores 1:0 ndaj Mornarit. Finalja u zhvillua në stadiumin “Topolica” në Bar të Malit të Zi.
Skuadra shqiptare që në edicionin e kaluar e fitoi kampionatin, të enjten mbrëma e fitoi trofeun e parë të Kupës, në tentimin e tretë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy herë ishte finalist, por u mposht nga Buduqnosti.
Goli i Asmir Kajeviqit e vendosi sfidën.
Asistues ishte Jonathan Dreshaj.
Me këtë triumf, Deçiqi e ka siguruar avancimin kualifikimet e Ligës së Konferencës.