Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, nuk ka dashur që mbrojtësi Matthijs De Ligt, të largohet në drejtim të Manchester Unitedit në këtë verë, ka raportuar mediumi “The Athletic” të enjten.
Kompany madje ka thënë se holandezi është “mbrojtësi numër një i mbrojtjes”.
De Ligti u transferua në fillim të këtij muaji për 45 milionë euro nga skuadra bavareze, te ajo e “djajve të kuq”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari De Ligt, më parë ka punuar me trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag, te skuadra e madhe holandeze, Ajax, para se të transferohej te Juventusi në vitin 2019.
Trajneri holandez ka dashur që të punojë sërish me të, dhe është transferuar me kërkesën e tij.
De Ligti u transferua tek Unitedi bashkë me mbrojtësin tjetër, Noussair Mazraoui.