Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, ka realizuar dy gola për skuadrën e Napolit.
De Bruyne te Napoli u transferua në fillim të muajit të kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli të shtunën fitoi 3:2 ndaj Gironas. Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Teofilo Patini” ishte miqësore.
34-vjeçari De Bruyne e shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 15-të dhe të 23-të.
Mesfushori me shumë përvojë me kampionin italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Te napolitanët nga minuta e parë u paraqit edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Për Napolin kjo ishte ndeshja e pestë miqësore e zhvilluar. Deri në fillim të sezonit të ri do t’i luajë edhe dy miqësore të tjera.