Futboll

De Bruyne mund të largohet nga Napoli këtë muaj

Kevin De Bruyne

Napoli është duke i shqyrtuar ofertat nga skuadrat e ligës elitare të Arabisë Saudite për mesfushorin Kevin De Bruyne. 

Mediumet në Itali kanë shkruar se De Bruyne mund të largohet që në këtë muaj. 

“Il Mattino” dhe “Sportmediaset” kanë raportuar të mërkurën se për yllin belg janë disa skuadra të interesuara. 

De Bruyne në tetor iu nënshtrua një operimi dhe mund të mungojë deri në muajin mars. 

Ai u transferua te Napoli si futbollist i lirë në verën e vitit të kaluar pas largimit nga Manchester City. 

Ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 11 paraqitje me Napolin.