Futboll

De Bruyne jashtë fushe për disa muaj

De Bruyne

Mesfushori i Napolit, Kevin De Bruyne, do të jetë jashtë fushës për disa muaj për shkak të lëndimit që e pësoi në derbin ndaj Interit. 

Napoli të shtunën fitoi 3:1 ndaj Interit në shtëpi. 

Golin e parë për napolitanët e shënoi pikërisht De Bruyne. 

Por gjatë ekzekutimit të penalltisë belgu, De Bruyne, pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohet nga loja.

Napoli ka bërë të ditur të hënën se pas rezultateve të testeve mjekësore është konstatuar se ish-mesfushori i Manchester Cityt ka lëndim të rëndë në kofshën e këmbës së djathtë. 

34-vjeçari këtë edicion në 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka katër gola dhe dy asistime. 
De Bruyne, kampionit në fuqi të Italisë iu bashkua në verë si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Cityn