Mbrojtësi i krahut të majtë që kërkohej me ngulmim nga Real Madridi, Alphonso Davies, është pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Munichun deri në vitin 2029.
Negociatat e reja për vazhdimin e kontratës mes zyrtarëve të klubit bavarez dhe menaxherit të futbollistit, siç shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë, kanë nisur të premten mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u plotësuar, në mënyrë që Davies të mbetet te klubi bavarez edhe për katër vjet të tjerë.
24-vjeçari që përfaqëson Kanadanë, e ka një gol të shënuar e tri asistime në 23 paraqitjet e para të edicionit aktual.
Ai iu bashkua Bayern Munichut më 1 janar të vitit 2019 nga Vancouveri.