Futboll

Davidi konfirmon largimin nga Lille

Jonathan David

Sulmuesi Jonathan David ka konfirmuar se do të largohet nga Lille në fund të edicionit, kur edhe i skadon kontrata.

Futbollisti që përfaqëson Kanadanë e ka konfirmuar vendimin me një video të publikuar në Instagram të mërkurën.

25-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë.

Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës ka realizuar 25 gola në 48 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Newcastle United dhe Barcelona janë prej skuadrave që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.