Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

David pret shkëlqimin e Zhegrovës te Juventusi

zhegrova

Jonathan David ka thënë se Edon Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka shtuar se Juventusi ka bërë mirë që ka blerë sulmuesin e krahut. David me Zhegrovën kanë luajtur më herët së bashku te Lille. Të dy lojtarët kanë shkëlqyer te klubi francez. David pret shkëlqimin e Zhegrovës edhe te Juventusi.

“Kalova disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, me një këmbë të majtë fantastike dhe driblues i shkëlqyer. Është një blerje e shkëlqyer. Te Lille, gjithmonë kemi pasur një lidhje të fortë brenda dhe jashtë fushës. Ekziston një lidhje e vërtetë midis nesh dhe do të jetë një avantazh te Juventusi. Nuk do të parashikoj shifra, por duke e njohur atë jam i sigurt se do të më ndihmojë mua dhe sulmuesit e tjerë të shënojnë shumë gola”, ka thënë David.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

David iu bashkua Juventusit në prill, kurse Zhegrova në fillim të këtij muaji.