Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Zvicër

Dardanët

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të enjten se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, që zhvillohet më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe mund të jetë vendimtare për Kosovën për kualifikim direkt apo për kalim në plejof.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për tribunat veriore e jugore, përkatësisht pas portave, çmimi i biletës është 10 euro. Për tribunën në lindje bileta kushton 20 euro, ndërsa për perëndim 30 euro. Ka edhe bileta VIP me çmim prej 100 euro.

Biletat pritet të shiten shpejtë.