Futboll

Daku shënon, suspendohet dhe lëndohet

Mirlind Daku

Sulmuesi Mirlind Daku ka realizuar golin e parë pas dy muajsh. 

Për herë të fundit, 27-vjeçari gol për Rubin Kazanin kishte shënuar më 20 shtator në barazimin 2:2 në udhëtim te Akron Togliatti. 

Më pas në 12 ndeshje rresht, përfshirë edhe ato me Shqipërinë, nuk kishte realizuar e as nuk kishte asistuar. 

Por të shtunën Daku ia siguroi fitoren skuadrës së Rubin Kazanit që fitoi 1:0 ndaj Akhmat Groznyt. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 16-të të kampionatit elitar rus.

Daku e realizoi golin e fitores për Rubin Kazanin në minutën e 75-të. 

Qendërsulmuesi Daku nuk do të mund të shënojë gol në ndeshjen e ardhshme, pasi është i suspenduar shkaku i kartonëve.

Numrin e kartonëve të verdhë e plotësoi pas golit të shënuar ndaj Akhmat Groznyt.
Ndërsa reprezentuesi i Shqipërisë në minutën e 87-të u detyra edhe ta lërë fushën për shkak të një lëndimi. Mediumet ruse kanë shkruar se Daku e ka lënduar kyçin e këmbës. 

Bashkëlojtarët e Dakut, Dardan Shabanhaxhaj, luajti deri në minutat shtesë, kurse Veldin Hoxha në lojë u inkuadrua në minutën e 56-të. 

27-vjeçari Daku këtë edicion ka dhjetë gola dhe një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat. 
Rubin Kazani ka 23 pikë në pozitën e shtatë. Akhmat Grozny renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë.