Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku flet pas rikthimit të fuqishëm në Rusi

Mirlind Daku

Sulmuesi Mirlind Daku ka thënë se skuadra e tij, Rubin Kazan tregoi karakter në ndeshjen e xhiro së parë përballë Pari NN. Rubin Kazani fitoi të hënën 4:2, ndërsa Daku shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim. 

“Kam disa cilësi. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes ndeshjeve. Minutat e parë janë shumë të rëndësishëm në futboll. Dhe në ndeshjen e ardhshëm duhet të luajmë më të përqendruar. Por në këtë ndeshje ne treguam karakterin ekipit. E dinim që do të kishim ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë se bashku treguam karakter”, ka thënë daku për “Match TV”. Daku u shpall lojtar i ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo