Dinamo City i drejtuar nga Ilir Daja, ka mposhtur thellë 4:1 Ballkanin në miqësoren e luajtur në Ohër të martën.
Itodo shënoi dy gola, kurse nga një gol në fitoren e Dinamos shënuan Nani dhe Bregu.
“Një test i mirë për skuadrën tonë, ku i dhamë minutat e nevojshme lojtarëve”, shkruan në njoftimin e klubit Ballkani. Në njoftimin e klubit suharekas, nuk është bërë i ditur rezultati.
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Ballkani shkroi histori. Fitoi tre tituj rresht dhe një Kupë të Kosovës.
Për më tepër, Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që u paraqit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Këtë e arriti dy herë.