Futboll

CSKA Sofia njofton për lëndimin e Lumbardh Dellovës

Lumbardh Dellova

Klubi elitar i Bullgarisë, CSKA Sofia, ka njoftuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, ka munguar të hënën kundër Botev Vratsas për shkak të një problemi muskulor. CSKA Sofia barazoi 1:1 me Botev Vratsan. Siç njofton CSKA Sofia, Dellovës i ishin shfaqur problemet muskulore pra ndeshjes së fundit.

“Sot, CSKA Sofia zhvilloi një seancë rigjenerimi pas ndeshjes me Botevin. Në skuadër nuk ka lojtarë me lëndime serioze, dhe gjendja e Lumbardh Dellovës do të qartësohet pas ekzaminimeve shtesë mjekësori. Mbrojtësi pati një problem muskulor para ndeshje së fundit të kampionatit”, shkruan në njoftimin e klubit bullgar.

Dellova është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës bullgare.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për CSKA Sofian.

Me klubin bullgar, Dellova, ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027. Kësaj skuadre iu bashkua nga Ballkani i Suharekës.