Futboll

Crystal Palace feston triumfin në FA Cup me fitore në Premier League

Crystal Palace

Tri ditë pasi fitoi trofeun e parë të madh në histori, Crystal Palace ka shënuar fitore në kuadër të Premier Leagues angleze. Palace të shtunën e befasoi Manchester Cityn duke e mposhtur 1:0 në finale të Kupës FA.

Për shkak se në fundjavë e kishin finalen për Kupë, Crystal Palace e Manchester City ndeshjet e xhiros së parafundit të Premier Leagues i zhvilluan të martën mbrëma.

Palace vazhdoi momentin e mirë duke fituar 4:2 ndaj Wolverhamptonit.

Eddie Nketiah shënoi dy gola për Crystal Palacen në pjesën e parë. Ben Chilwell e Eberechi Eze shënuan golat e tjerë në pjesën e dytë. Për Wolvesin realizatorë ishin Emmanuel Agbadou dhe Jorgen Strand Larsen.

Crystal Palace mban vendin e 12-të me 52 pikë. Wolverhamptoni është i 14-ti me 41 pikë.