Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Coutinho kompleton transferimin te Vasco de Gama

Philippe Coutinho

Ish-reprezentuesi i Brazilit, Philippe Coutinho, ka kompletuar transferimin e plotë te Vasco de Gama nga Aston Villa.

Klubi i Premier Leagues ka njoftuar të premten që ka arritur marrëveshje që mesfushori të kthehet në klubin e fëmijërisë. Coutinho deri më tani ishte i huazuar te klubi nga Rio.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Coutinho iu bashkua Villas në vitin 2022 dhe bëri 43 paraqitje për ekipin anglez. I shënoi gjashtë gola. Ai e kishte nisur karrierën te Vasco de Gama në vitin 2009. Më pas luajti për Interin, Liverpoolin, Barcelonën e Bayernin.

Ai ishte transferuar te Barcelona në vitin 2018 nga Liverpooli për plot 160 milionë euro.

33-vjeçari ka 68 paraqitje për Brazilin.