Futboll

Conte e McTominay, më të mirët në Serie A

Napoli

Trajneri Antonio Conte dhe mesfushori Scott McTominay i kanë fituar çmimet e trajnerit dhe lojtarit më të mirë të edicionit në Serie A.

Serie A njoftoi për fituesit menjëherë pasi Napoli e fitoi titullin e katërt në hisotri.

Portieri më i mirë u zgjodh ai i Romës, Mile Svilar, ndërsa Alessandro Bastoni e fitoi çmimin te mbrojtësit.

Tijjani Reijnders i Milanit ishte mesfushori më i mirë i sezonit në Itali, teksa epiteti i sulmuesit më të mirë i takoi Mateo Reteguis së Atalantas. Prej grupmoshës U23, më i miri u zgjodh Nico Paz i Comos.

Në sezonin e tij të parë në krye të skuadrës, Conte e udhëhoqi Napolin drejt “Scudettos” së dytë brenda tri vjetësh.

Ai i ka pesë tituj në Serie A me tri skuadra të ndryshme, Juventusin, Interin dhe Napolin. Bëhet i pari trajner me këtë të arritur.