Futboll

Como vendos për të ardhmen e Fabregasit

Cesc Fabregas

Spanjolli Cesc Fabregas do ta vazhdojë punën si trajner i skuadrës së Comos edhe për edicionin e ardhshëm.

“Sky Sport Italia” ka raportuar të martën se Como ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Fabregasin gjatë javës së fundit dhe kanë arritur marrëveshje për të vazhduar ende së bashku.

Mësohet se një zgjatje e kontratës nuk është aktualisht në plan duke qenë se marrëveshja aktuale e Fabregasit është e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Por mund të ketë rritje të pagës.

Ka pasur përpjekje nga Bayer Leverkuseni për ta bindur Fabregasin që ta merr drejtimin e skuadrës gjermane nga edicioni i ardhshëm.

38-vjeçari Fabregas është trajner i Comos nga viti i kaluar.

Ish-futbollisti i njohur e ka drejtuar Comon në 37 ndeshje. Ka 13 fitore, nëntë barazime dhe 15 humbje.