Como e ka siguruar ngjitjen në Serie A pas 21 vjetëve.
Të premten mbrëma, Como barazoi 1:1 në shtëpi me Cosenzan dhe siguroi edhe matematikisht ngjitjen në elitën italiane në xhiron e fundit. Kjo edhe falë humbjes së Venezias nga Spezia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkë me Comon, edhe Parma e kishte siguruar më herët rikthimin në Serie A.
Pjesë e Comos si ndihmëstrajner është ish-lojtari Cesc Fabregas, ndërsa legjenda franceze Thierry Henry ka aksione në klub.
Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia do të kërkojnë edhe një vend në Serie A përmes plejofit.