Klubi rumun, Cluj, vazhdon t’iu besojë futbollistëve nga Kosova.
Të hënën Cluji e zyrtarizoi angazhimin e Rion Zejnullahut. Në fakt 22-vjeçari vetëm është kthyer te Cluji, ku luajti edhe më herët. Mbrojtësi së fundi ishte te Llapi, por pa lënë gjurmë. Kontratën me llapjanët e shkëputi më 19 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është i lindur në Zvicër, ndërsa është zhvilluar te skuadra si Grasshopper, Luzern e Schaffhausen.
Te Cluji ishte nga vera e vitit 2023 deri në verën e vitit 2024.
Për Clujin e ka të evidentuar vetëm një paraqitje për Kupë të Rumanisë, më 28 shtator të vitit 2023.
Te Cluji luan Meriton Korenica. Më herët ishin edhe Lindon Emërllahu, Drilon Islami, Armend Thaqi, Ermal Krasniqi e disa të tjerë.