Për Real Madridin dhe Viniciu Juniorin është folur shumë në javët e fundit, kryesisht për shkak të incidentit të brazilianit me Gianluca Prestiannin e Benficas.
Argjentinasi i ri është akuzuar nga Vini Jr për fyerje raciste gjatë ndeshjes së plejofit të Ligës së Kampionëve në Lisbonë. UEFA ende po e heton incidentin, ndërsa e suspendoi Presitannin për ndeshjen e kthimit në Madrid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti dhe Benfica kanë mohuar fyerjet raciste. Dhe pasi ajo që u tha në fushë nuk është dëgjuar nga të tjerët dhe nuk është incizuar, do të jetë vështirë të gjenden prova bindëse.
Fakti që Prestianni mbuloi gojën me fanellë para se të fliste me Viniciusin, do të thotë që edhe leximi i buzëve nuk mund të përdoret.
Por mbulimi i gojës me fanellë do të sanksionohet në të ardhmen. IFAB, që është organi që vendos për rregullat e futbollit dhe FIFA, janë pajtuar që lojtarët ta kenë të ndaluar të mbulojnë gojën kur flasin me kundërshtar. Kjo do të bëhet për të luftuar tutje racizmin në futboll.
Ky rregull tani jozyrtarisht po njihet si “rregulli Vinicius Junior”.
Në takimin e fundit të IFAB-it, të mbajtur të shtunën, u ra dakord që lojtarët të mos përdorin fanellë apo çdo gjë tjetër, përfshirë dorën, për të mbuluar gojën kur i drejtohen kundërshtarit. Plani është që ky të jetë rregull i ri para Kupës së Botës që mbahet në verë.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) është e vendosur ta luftojë racizmin dhe ndryshim i ri shërben për këtë. Vendimi me shumë gjasa do të mirëpritet nga Real Madridi, që vazhdon t’i ofrojë përkrahje të madhe brazilianit.
IFAB-i ka diskutuar edhe për çështje të tjera. Goditjet nga këndi dhe kartonët e dytë të verdhë do t’i shtohen fushëveprimit të VAR-it për Kupën e Botës që mbahet në verë.
BBC ka shkruar se do të ketë masa të reja për të luftuar humbjen e ritmit në ndeshje dhe për të zvogëluar humbjen e kohës. Do të ketë numërim për goditjet nga porta, rivëniet anësore dhe zëvendësimet. Nëse këto veprime nuk kryhen gjatë kohës së lejuar, do të ketë sanksionime.
Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), ka miratuar propozimet në takimin e përgjithshëm vjetor në Uells.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 qershor dhe do të vlejnë për edicionin 2026/2027.
IFAB po ashtu do të bëjë testime me qëllim që të gjejë mënyrë për të ndaluar “pushimet taktike” të shkaktuara nga trajtimi në fushë i portierëve.
Ndërkohë propozimi i ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, për ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje do të testohet në Premier Leaguen e Kanadasë, që fillon në prill.
Pas suksesit të kufizimit prej tetë sekondash të vendosur për portierët që të lëshojnë topin kur është në duart e tyre, tani do të ketë numërim për lojtarët që bëjnë goditjen nga porta dhe ata që bëjnë rivënien anësore.
Nëse lojtari vonohet shumë, topi do të kalojë te kundërshtari. Kështu, goditja nga porta mund të shndërrohet në goditje nga këndi për kundërshtarin. Nëse ka vonesë, rivënia anësore do t’i kalojë kundërshtarit.
Një lojtar i zëvendësuar duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave. Nuk do të lejohen më lojtarët që të ecin ngadalë dhe të marrin gjysmë minuti apo edhe më shumë para se të zëvendësohen. Nëse lojtari që del nga loja vonohet mbi 10 sekonda, zëvendësuesi nuk do të lejohet të hyjë në fushë dhe skuadra do të jetë me një lojtar më pak për të paktën 60 sekonda. Pas 60 sekondash, lojtari zëvendësues do të hyjë në fushë pas ndërprerjes së parë.
Lojtarët që largohen të lënduar, duhet gjithashtu të qëndrojnë jashtë për një minutë. Deri më tani në Premier League lojtarët janë detyruar të qëndrojnë jashtë 30 sekonda.