Kosova është në grup me katër përfaqësuese në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Kualifikimet zgjasin vetëm deri më 18 nëntor.
Përfaqësuesja që është e para në grup në fund të kualifikimeve, kualifikohet direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja që përfundon e dyta luan në plejof, që ofron tjetër mundësi për kualifikim në Botëror.
Sipas vazove të shortit dhe sipas ranglistës së FIFA-s, Kosova është autsajdere e grupit. Favorite vlerësohet Zvicra, pas saj Suedia e më pas Sllovenia.
Grupi vlerësohet shumë i fortë, por në të njëjtën kohë edhe i hapur. Në të gjitha përfaqësueset kanë theksuar se grupi është plotësisht i hapur.