Omar Marmoush është transferimi i radhës i Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka zyrtarizuar sulmuesin egjiptian të enjten, i cili u ble nga Frankfurti për 75 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Cityn deri në vitin 2029.
Marmoush i bashkohet mbrojtësit uzbek Abdukodir Khusanov dhe atij brazilian Victor Reis si transferet e Cityt në këtë merkato.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka pasur formë të luhatshme këtë sezon. Madje mbrëmë u mposht nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve dhe e ka vënë në dyshim kalimin në fazën tjetër të Championsit.