Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 2:1 në ndeshjen shumë të fortë të zhvilluar të dielën, e që mund ta vendos edhe titullin në elitën angleze.
Me fitoren në xhiron e 33-të të Premier Leagues angleze, City i është afruar Arsenalit në tri pikë. Por, e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Crystal Palaces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse e mposht edhe Crystal Palacen në ndeshjen e mbetur, e cila ende nuk është vendosur se kur do të luhet, City do të barazohej me pikë me Arsenalin në krye të tabelës.
Më pas do të vendoste goldallimi.
Rayan Cherki shënoi për epërsinë 1:0 të skuadrës së udhëhequr nga Pep Guardiola.
Arsenali nuk u dorëzua dhe shënoi 107 sekonda më pas. Sulmuesi Kai Havertz përfitoi nga një gabim i portierit italian, Gianluigi Donnarumma.
Në pjesën e dytë, Arsenali pati disa mundësi të mira shënimi. Por ishte City që shënoi gol dhe iu gëzua fitores së madhe.
Erling Haaland në minutën e 65-të shënoi me gjuajtje të saktë e të fuqishme nga zona për 2:1.
Arsenali, që është në kërkim të titullit të parë në elitën angleze pas 22 vjetësh, është lider me 70 pikë. City me një ndeshje më pak të luajtur i ka 67 pikë në vendin e dytë.
City së fundmi e fitoi Kupën e Ligës me fitore pikërisht ndaj Arsenalit. Ndeshja e parë në ligë, në muajin shtator, u mbyll 1:1.
Haalandi kthen epërsinë e Cityt
Erling Haaland ka realizuar gol në minutën e 65-të për Manchester Cityn ndaj Arsenalit dhe e ka kthyer epërsinë e një goli.
City është duke fituar 2:1.
Barazohet rezultati në derbin e zjarrtë
Gol të shpejtë ka shënuar Arsenali ndaj Manchester Cityt.
Dhe tani rezultati është 1:1.
Kai Havertz realizoi në minutën e 18-të.
KAI HAVERTZ!!!! 🇩🇪 https://t.co/VDaw4WGIcv
— Tommo (@Only1tommo) April 19, 2026
City në epërsi ndaj Arsenalit
Manchester City është duke fituar ndaj Arsenalit 1:0 në ndeshjen derbi që mund ta vendos titullin në Premier League.
Rayan Cherki e shënoi golin e epërsisë në minutën e 16-të.
MEU AMIGO
QUE GOLAÇO DO CHERKI
PQPPPPPPPpic.twitter.com/BwvmYK6Dir https://t.co/yONi6Za0Dl— REAL MIL GRAU (@realmilgrauu) April 19, 2026