Futboll

City i afrohet Arsenalit në tri pikë

Manchester City - Erling Haaland

Manchester City e ka mposhtur Fulhamin 3:0 të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues. 

Me pikët e plota, i është afruar Arsenalit në tri pikë. Por, “topçinjtë” e kanë një ndeshje më pak të luajtur. Të enjten luajnë në udhëtim te Brentfordi. 

Arsenali ka 56 pikë në vendin e parë. 

Antoine Semenyo, Nico O’Reilly dhe Erling Haaland i shënuan golat e fitores në pjesën e parë.