Manchester City e ka nisur me fitore mbrojtjen e Kupës së Botës për Klube falë golave të Phil Fodenit në minutën e 2-të dhe Jeremy Dokut në minutën e 42-të.
Fituesi i vitit 2023, City, të mërkurën mposhti 2:0 Wydadin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e luajtur në Philadelphia para 37 mijë e 446 shikuesve, debutuan lojtarët e transferuar këtë verë, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.
Rayan Ait Nouri nuk e fitoi rastin në këtë ndeshje nga trajneri Pep Guardiola.
Rico Lewis u përjashtua me karton të kuq në minutën e 88-të.
Kjo ndeshje i takoi grupit G. Në këtë grup janë edhe Juventusi dhe Al Ain.
Manchester City përballet me Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe në ndeshjen e dytë.