Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City – Arsenal, derbi që mund ta vendosë titullin

Manchester City dhe Arsenali

Foto: Associated Press

Manchester City dhe Arsenali takohen të dielën nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Leagues, në ndeshjen që mund ta vendosë titullin.

Arsenali, me një ndeshje më shumë të luajtur se skuadra e Pep Guardiolas, është në vendin e parë me 70 pikë. Gjashtë pikë më pak i ka City në vendin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse fiton City, afrohet në tri pikë dhe e ka ndeshjen e mbetur me Crystal Palacen. Nëse edhe atë ndeshje e fiton, do të barazohej me pikë me Arsenalin. Më pas do të vendoste goldallimi.

Arsenali në javët e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, pas tri humbjeve, një fitoreje e një barazimi.

City ndërkohë në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim e një humbje.

Sfidë tjetër e zjarrtë do të jetë ajo mes Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 21:00.

Unitedi është i treti me 55 pikë, sa ka edhe Aston Villa në vendin e katërt. Liverpooli i pesti i ka 52 pikë, ndërsa Chelsea 48 pikë në vendin e gjashtë.

Liverpooli e luan derbin “Merseyside” tek Evertoni, të dielën nga ora 15:00.

Gara në Premier League është e fortë edhe për mbijetesë.