Futboll

CIES: Rrahmani, mbrojtësi më i mirë në Serie A

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në Serie A, sipas analizave të institutit për analiza në futboll, CIES.

Në rangimin e veçantë, Rrahmani është i katërti në botë dhe i vetmi në top-5 nga Serie A, shkruan “juorno.it”.

Rrahmani dha kontribut të madh te Napoli që siguroi titullin e kampionit të Italisë.

Për bazë në analizë u morën loja në ajër, ndërhyrjet në fushë, saktësia në pasime, kontrollimi i topit, krijimi i rasteve dhe përfundimi i aksioneve.

Para Rrahmanit janë Virgil van Dijk i Liverpoolit, Aurelien Tchouameni i Real Madridit, William Saliba i Arsenalit, shkruan mediumi italian.

Rrahmani, i vetmi nga Serie A në Top-5 mbrojtësit më të mirë në botë