Sulmuesi i krahut, italiani Federico Chiesa, ka insistuar se është i lumtur te Liverpooli dhe e ka falënderuar trajnerin Arne Slot për fjalët përkrahëse, para se ai ta shënonte golin e parë në Premier League.
Golin që e shënoi ndaj Bournemouthit të premten mbrëma në fitoren 4:2, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, Chiesa ia dedikoi Diogo Jotas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendimet e para pas golit ishin për Diogon, vëllain dhe familjen e tij. Ishte ndeshje emocionuese dhe përfundimi ishte i tillë. Diogo më ndihmoi nga lartë, e shtyu topin në rrjetë. Kështu dua të besoj se u shënua goli”, tha Chiesa për “Sky Sport”.
Diogo Jota vdiq me vëllain e tij në aksident, vetëm pak kohë pasi Liverpooli e festoi titullin e Premier Leagues.