Enzo Fernandez ka shënuar gol në minutën e 94-t për të shmangur humbjen e Chelseat nga Manchester City.
Të dielën mbrëma, derbi i xhiros së 20-të të Premier Leagues mes Cityt e Chelseat përfundoi 1:1.
Fernandez shënoi nga zona për të shokuar skuadrën e Pep Guardiolas.
Manchester City ishte në epërsi prej 1:0 që nga minutan e 42-të e ndeshjes. Tijjani Reijnders ishte realizator.
Por lojtarët e Chelseat nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit pas shpërthimit në krahun e djathtë të Malo Gustos.
City ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull. Tani mbetet gjashtë pikë prapa Arsenalit.
Arsenali udhëheqë me 48 pikë, ndërsa City i ka 42 në vendin e dytë. Edhe Aston Villa i ka 42 pikë në vendin e tretë. Chelsea është i pesti me 31 pikë.
Golat