Sulmuesi anglez, Jadon Sancho, do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Chelseat në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit.
Unitedi dhe Chelsea përballen të dielën nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSancho do të mungojë për shkak se ka qenë i sëmurë në ditët e fundit.
“Lojtarët janë të gjithë në dispozicion. Përveç Sanchos pasi ka qenë i sëmurë ditët e fundit dhe nuk mund të luajë ndaj Unitedit”, ka thënë trajneri i Chelseat, Enzo Maresca të premten në konferencë për shtyp.
24-vjeçari Sancho këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur në gjashtë ndeshje. Ka kontribuar me tri asistime.
Sancho u transferua te Chelsea në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni pikërisht nga Unitedi.