Futboll

Chelsea me fitore të thellë ndaj West Hamit

chelsea

Skuadra e Chelseat është kthyer te fitorja në edicionin e ri në Premier League.

Pasi barazoi pa gola me Crystal Palacen në xhiron e parë, Chelsea në kuadër të xhiros së dytë e mposhti thellë 5:1 West Ham Unitedin në udhëtim.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Lucas Paqueta në minutën e gjashtë. 

Nëntë minuta më pas, Chelsea i barazoi shifrat me golin që e shënoi Joao Pedro.

Pedro Neto e kaloi në epërsi 2:1 Chelsean në minutën e 23-të.

Për 3:1 shënoi mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, në minutën e 34-t.

Moises Caicedo ishte realizatori i golit për 4:1 në minutën e 54-t.

Golin e fundit për 5:1 e shënoi qendërmbrojtësi Trevoh Chalobah katër minuta më pas.

West Hamit iu anulua edhe një gol i Niclas Fullkrugut në minutën e 17-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Për West Hamin kjo ishte disfata e dytë radhazi. Në xhiron e parë u mposht 3:0 nga Sunderlandi.