Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave gjermane drejtuesit e Chelseat tashmë ia kanë caktuar çmimin sulmuesit Armando Broja.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se për ta liruar Brojën, Chelsea po kërkon 30 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi londinez nuk e ka në plan qendërsulmuesin për edicionin e ardhshëm dhe është i hapur që të dëgjojë oferta.
Dy skuadrat nga Bundesliga gjermane, Stuttgart dhe RB Leipzig, e dëshirojnë transferimin e Reprezentuesit të Shqipërisë.
23-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
Me gjigantin anglez ka luajtur në 38 ndeshje duke kontribuar me tri gola dhe dy asistime.
Broja ishte i huazuar nga Chelsea tek Evertoni gjatë edicionit 2024/2025.
Në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami.