Skuadra e Chelseat ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Fulhamit.
Chelsea të dielën pasdite e mposhti në udhëtim Fulhamin me rezultatin, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 57 pikë. Kjo pozitë të dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
57 pikë i ka edhe Nottingham Foresti një pozitë më poshtë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Premier Leagues.
Alex Iwobi i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 20-të.
19-vjeçari Tyrique George i barazoi shifrat në minutën e 83-të.
Portugezi Pedro Neto dhjetë minuta më pas e realizoi golin e fitores për Chelsean.
Fulhamit iu anulua edhe një gol i Andreas Pereiras në minutën e tretë për shkak të pozitës jashtë loje.
Fulhami e zë vendin e nëntë me 48 pikë.