Futboll

Chelsea fiton dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Chelsea

Chelsea ka fituar 1:0 në udhëtim ndaj Nottinghamit për të bërë vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Të dielën në kuadër të xhiros së fundit të Premier Leagues, Chelsea arriti fitore vendimtare. Golin e tri pikëve e realizoi mbrojtësi Levi Colwill në minutën e 50-të.

Chelsea me fitore doli në vendin e katërt me 69 pikë. Nottinghami mbetet i shtati me 65 pikë dhe do të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Me fitore Nottinghami do të kualifikohej në Champions.