Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me reagimet ndërkombëtare për mos miratimin e listës së kandidatëve për deputetë të Listës Serbe nga ana e KQZ-së.
Pse anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër Listës Serbe në KQZ?
A po rrezikohen marrëdhëniet e partneriteti i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare e SHBA si shkak i vendimeve të KQZ-së?
Kur pritet të certifikohen rezultatet nga ana e KQZ-së?
Sa është numri i votave të manipuluara sipas të dhënave të KQZ-së?
A duhet të marrin mandatin ata kandidatë të cilëve u janë konstatuar vota të vjedhura ?
Cilat janë informacionet që KQZ ka për marrëveshjet mes komisionerëve për manipulimin e votave mes partive?
Çfarë masa duhet të ndërmarrë KQZ për të evituar në të ardhmen manipulime të tilla të votave?