Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë, i kanë mjaftuar Chelseat ta nisë me fitore Kupën e Botës për Klube, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Chelsea të hënën mbrëma mposhti klubin amerikan, Los Angeles FC me rezultat 2:0.
Golin për 1:0 e shënoi Pedro Neto në minutën e 34-t, kurse për 2:0 golashënues ishte Enzo Fernandez.
Në stadiumin që ka kapacitet prej 71 mijë ulëseve, ishin 22 mijë e 137 shikues.
Ndeshja Chelsea – Los Angeles i takoi Grupit D.
Ndeshjen e dytë, ekipi anglez e luan kundër Flamengos, kurse ai amerikan ndaj Esperance Tunis.