Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka thënë se klubi “beson” se Mykhailo Mudryk nuk ka qenë i vetëdijshëm për pirjen e substancave të palejueshme, të cilat bënë që ai të dalë pozitiv në testin e dopingut.
Futbollisti ukrainas është suspenduar përkohësisht nga Federata e Futbollit të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari, i cili e ka të pamundur të luajë apo të stërvitet me klubin gjatë këtij suspendimi, ka mohuar se me vetëdije ka përdorur ndonjë substancë të ndaluar.
“Ne e përkrahim Mykhailon dhe i besojmë Mykhailos. Stafi drejtues dhe të gjithë që janë të përfhsirë në klub, e kemi besimin e plotë në të. Mendoj se ai do të kthehet, por nuk e di kur. Por do të kthehet”, ka thënë Maresca.
Mudryk, i cili u transferua nga Shakhtar Donetsku për 70 milionë euro në vitin 2023, ka shënuar 10 gola në 73 paraqitje për Chelsean.