Bologna e fitoi Kupën e Italisë të mërkurën në mbrëmje pas triumfit 1:0 ndaj Milanit dhe e ka siguruar një vend në Ligën e Evropës.
Por, kjo mund të ndikojë edhe në garën për në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës për skuadrat tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi bonus për triumfin në Kupë falë golit të Dan Ndoyes në minutën e 53-të, Bologna e ka siguruar kalimin në fazën e ligës, në Ligën e Evropës, për edicionin e ardhshëm.
Napoli, Interi dhe Atalanta e kanë siguruar tashmë Championsin për sezonin e ri, ndërsa katër ekipe luftojnë për vendin e katërt.
Juventusi i katërti ka 64 pikë, aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë. Roma e gjashta ka 63 pikë, ndërsa Bologna e shtata ka 62 pikë, dy më shumë se finalisti i Kupës, Milani.
Nëse Bologna përfundoin në vendin e katërt, katër ekipet e para avancojnë në Champions, vendi i pestë e i gjashtë kualifikohen në Ligën e Evropës, ndërsa i shtati në Ligën e Konferencës.
Nëse Bologna e mbyll sezonin në vendin e pestë apo të gjashtë, katër të parat kualifikohen në Champions, ndërsa Bologna dhe ekipi tjetër që zë vendin e pestë apo të gjashtë, kualifikohen në Ligën e Evropës, kurse i shtati në Ligën e Konferencës.
Ndërkohë, nëse Bologna prëfundon në vendin e shtatë apo më poshtë, katër ekipet e para shkojnë në Champions. Vendi i pestë dhe Bologna kualifikohen në Ligën e Evropës, kurse vendi i gjashtë siguron Ligën e Konferencës, shkruan “Football-Italia” të enjten.